Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat mbi numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, por edhe cilat janë destinacionet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj, në zona të ndryshme të vendit.
Sipas Kryeministrit, ka një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.
Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë
Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë
Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë
Rikujtojmë se kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi një video me përshtypjet e një familjeje nga Afrika e Jugut, e cila ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore. Familja nga Afrika e Jugut tregon se kanë vizituar disa nga pikat turistike në vend. Rama thotë në postimin e tij se Shqipëria tashmë është kthyer në një vend mahnitës që ka hyrë në hartën e botës turistike.
Ndërkaq 15 destinacionet më të mira dhe më të përballueshme botërore u prezantuan në raportin vjetor të British Post dhe tri destinacione evropiane ishin gjithashtu në top 10. Lista nuk bazohet në disponueshmërinë e përgjithshme të çmimeve, nuk merr parasysh çmimet e transportit dhe akomodimit, por gjërat për të cilat një turist mesatar shpenzon në destinacion. Zgjedhjet e tyre janë, birrë, kafe, ujë, verë, krem kundër diellit, kundër insekteve, kjo është ajo që blihet përgjithësisht në kafene, dyqane dhe restorante.