Gossip

Ju ndoshta keni menduar se janë motra apo vëllai, por jo! Fëmijët e këtyre të famshmëve na çoroditën!

ADN-ja në trupin tonë është një përzierje e ADN-së së prindërve tanë. Për shkak të kësaj, ndonjëherë ne mund të dukemi tmerrësisht të ngjashëm me ta dhe fëmijët e famshëm nuk bëjnë përjashtim. Pavarësisht nëse janë flokët, sytë, apo vija e nofullës, ka diçka tek ata që bën të kenë një ngjashmëri të frikshme me prindërit e tyre.

Por e çuditshmja në gjithë këtë është se po mos ta dinim që këta janë fëmijët e këtyre personazheve të famshëm, padyshim që do të mendonim se janë motra, vëllai në rastin e djalit të David Beckham apo kolegë punë. Por, jo janë fëmijët e tyre! Ndërkaq, ne ju njohim me disa VIP-at dhe fëmijët e tyre dhe gjykojeni vetë sesi duken ata me njëri-tjetrin.

1. Kim Zolciak-Biermann dhe vajzat e saj Ariana Biermann/Brielle Biermann

2. Reese Witherspoon dhe vajza e saj Ava Elizabeth Phillippe

3. Uma Thurman dhe vajza e saj Maya Hawke

4. Tish Cyrus dhe vajzat e saj Miley Cyrus/Noah Cyrus

5. David Beckham dhe djali i tij Romeo Beckham

6. Elizabeth Hurley dhe djali i saj Damian Hurley

7. Kate Moss dhe vajza e saj Lily Grace

8. Lisa Rinna dhe vajzat e saj Amelia Grey/Delilah Belle

9. Yolanda Hadid dhe vajzat e saj Gigi Hadid/Bella Hadid

10. Diana Ross dhe vajza e saj Tracee Ellis Ross

11. Jerry Hall dhe vajzat e saj Georgia May Jagger/Elizabeth Jagger

Rikujtojmë, se në një fushatë të lançuar së fundmi nga marka e njohur “Andie Swim”, aktorja e njohur Demi Moore ka pozuar me rroba banje së bashku me tre vajzat e saj Rumer, Scout dhe Tallulah dhe duken mahnitëse. Aktorja 58-vjeçare, e cila ka qenë një investitore në markën e rrobave të banjës që nga viti 2017, tha për “WWD” se ndihej një kohë e përsosur për t’u bashkuar me markën për të mirëpritur një verë të lirisë dhe bashkimit.

Në një foto për fushatën, me titull “Së bashku”, Rumer, 32-vjeçe, Scout, 29-vjeçe dhe Tallulah, 27-vjeçe, janë kombinuar me nënën e tyre në ngjyra të ndryshme të një lloji të njëjtë bikinish dhe për një moment na u dukën të gjitha si motra.

Ndërkaq, aktorja e famshme, Monica Bellucci nga ana tjetër nuk ka asnjë dyshim që të gjithë bukurinë ia ka trashëguar vajzës së saj, e cila është një kopje perfekte e së ëmës. Bukuroshja 16-vjeçare i është futur botës së modelingut duke bashkëpunuar për marka të famshme si “Dolce Gabbana”. Së fundmi, ajo është shfaqur së bashku me super artisten, njëkohësisht mamanë e saj në kopertinën e “Vogue Italia” dhe duken si dy motra.