Food & Drink Health & Beauty

Ju ndihmon të hiqni qafe kilogramët e tepërt dhe jo vetëm/”Dieta e lëngshme” dhe benefitet e saj!

Ka gjithnjë e më shumë shtete ku numri i njerëzve obezë po rritet vazhdimisht dhe paraqet një kërcënim për shëndetin e kombit. I tillë është rasti në Britaninë e Madhe, ku do të nisë të zbatohet një program për humbje peshe, bazuar në një “dietë të lëngshme”. Rezultatet e periudhës së provës, e cila filloi tre vjet më parë u prezantuan dhe treguan se pjesëmarrësit humbën mesatarisht nga 12 deri në 13 kilogramë në tre muaj.

Ata arritën të ruajnë peshën e re për të paktën gjashtë muaj. Kjo gjithashtu parandalon peshën e tepërt që të shkaktojë sëmundje të tilla siç është diabeti i tipit 2. Mjeku i famshëm Michael Mosley na kujton se ka shumë plane të mira për humbje peshe që bazohen në një dietë të lëngshme. E tillë, për shembull, është dieta “supë dhe shejk”, për të cilën është e rëndësishme përgatitja e vakteve nga përbërës cilësorë. Në dietën e tij të famshme “5:2”, merren 500 kalori për pesë ditë dhe dy ditë në javë hani normalisht. Në të dytin, plani është që të ketë nga 800 deri në 1000 kalori në ditë, gjatë një periudhe prej 2 deri në 12 javë.

Më shumë se 50 mijë njerëz e kanë pasur këtë dietë dhe pasojat më të rënda që janë vërejtur janë dhimbjet e kokës dhe kapsllëku i herëpashershëm.

“Unë peshoja 140 kg dhe perimetri i belit ishte 126 cm”-tha një nga pjesëmarrëset në program. “Kam marrë një vakt çdo katër orë. Rezultatet ishin të shkëlqyera, madje arrita të mposht diabetin e tipit 2”. Ndër gatimet që këshillohen në një dietë të lëngshme janë domatet, kungulli, bizelet, supa me kërpudha, por edhe supë pule me shtimin e thjerrëzave të kuqe, kungujve apo bizeleve. Nga pijet, rekomandohen ato të bëra me mollë dhe perime jeshile, banane dhe bollgur, fruta pylli dhe banane ose avokado dhe ujë kokosi.