Aplikacioni Gmail mund të jetë duke marrë një filtër të ri për të gjetur një email të humbur më lehtë dhe më shpejt. Filtri do t’ju lejojë të renditni rezultatet në varësi të rëndësisë, gjë që do t’ju ndihmojë të gjeni shpejt atë që kërkoni. Për momentin, ju keni një shirit kërkimi në Gmail, por megjithatë, mund të jetë e vështirë të gjeni një email që po kërkoni. Por, raportohet se funksioni i ri që Google po punon për aplikacionin që do t’ju jap një filtër të dobishëm për të klasifikuar rezultatet tuaja të kërkimit.
Bëhet e ditur se filtri i ri do t’ju lejojë të zgjidhni midis dy opsioneve të renditjes. Do të shfaqet poshtë shiritit të kërkimit dhe mbi rezultatet. Opsionet që do të mund të përfitoni janë: “Më e rëndësishme” dhe “Më e fundit”. Për momentin, duket se ky filtër po shfaqet vetëm në aplikacionin celular dhe nuk është aktualisht i disponueshëm në versionin ueb të Gmail. Një mashtrim që synon mbajtësit e llogarive Gmail ka bërë bujë në rrjete sociale. Konsulenti i Microsoft Solutions, Sam Mitrovic, mund të kishte qenë viktimë.
Ai mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail që ai nuk e nisi. Një javë më vonë, afërsisht në të njëjtën orë të ditës, Mitrovic edhe një herë mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail, të cilën ai përsëri refuzoi ta aprovonte. Pas 40 minutash ai mori një telefonatë. Këtë herë, ai e gjeti veten duke folur me një amerikan, edhe pse telefonata e kishte origjinën nga Australia. Burri në anën tjetër të telefonatës i kishte thënë se ka një aktivitet të dyshimtë në llogarinë e tij. Gjatë bisedës telefonike, Mitrovic kërkoi në Google numrin e telefonit nga erdhi thirrja dhe ai u shfaq si një numër i ligjshëm për Google në Australi.
Ndërkaq, Google shtoi Gemini Q&A në Gmail Android në gusht dhe premtoi se do ta sjellë në iOS së shpejti. Google sapo ka njoftuar se Gmail Q&A tani është në dispozicion në pajisjet iOS. Duke filluar nga sot, Gmail Q&A u mundëson përdoruesve të iOS të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje. Funksioni i ri supozohet të ndihmojë përdoruesit me përgjigjet e pyetjeve specifike në lidhje me emailet e tyre, si dhe t’u tregojë atyre mesazhe të palexuara ose mesazhe nga dërgues të veçantë.