Health & Beauty

Ju ndihmojnë që të qetësoheni, këto bimë duhet t’i keni patjetër në shtëpi!

Ne të gjithë e dimë ndikimin që ka stresi në jetën e një individ, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Më poshtë gjeni listën e disa prej bimëve që ju ndihmojnë të qetësoheni, nëse ato ndodhen pranë ambientit tuaj.

1.Lavanda

Lavanda është e njohur për aromën e saj të mrekullueshme dhe për ngjyrën e saj të bukur vjollcë. Kjo bimë do t’ju ndihmojë të flini më lehtë. Aroma e saj ka veti qetësuese që do të ndihmojnë në reduktimin e stresit që mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës.

2. Lule shpate

Shtëpitë tona janë të mbushura me ndotës toksikë që ndikojnë negativisht në gjumin dhe energjinë tonë. Kjo bimë ndihmon në thithjen e këtyre ndotësve dhe ju ndihmon të bëni një gjumë të mirë. Gjithashtu nuk kërkon shumë kohë për t’u kujdesur për të, kështu që nuk do të duhet të shqetësoheni për ta mbajtur atë në shtëpi.

3. Dredhkë angleze

Gjëja më pozitive e kësaj bime është se ajo mban larg sëmundjet që lidhen me frymëmarrjen dhe për këtë arsye ndihmon me alergjitë. Gjithashtu redukton dhimbjet e kokës dhe lehtëson stresin, duke e bërë gjumin tuaj shumë më të lehtë se më parë. Për më tepër, nëse vuani nga astma, mund të vini re një ndryshim pozitiv.

4. Borziloku

Shumë njerëz mbajnë bimë borziloku gjatë gjithë vitit diku afër kuzhinës së tyre në mënyrë që ta përdorin atë për gatim. Megjithatë, ky nuk është i vetmi përdorim për të, pasi ka veti të mahnitshme kundër stresit që do t’ju ndihmojnë me ankthin tuaj.

5. Mente

Ndonjëherë, diçka aq e thjeshtë sa një aromë natyrale mund t’jua ngrejë humorin më shumë seç e kishit imagjinuar. Ky është rasti me menten, e cila përmban mentol dhe ul nivelet e stresit duke ju dhënë energji.

6. Aloe vera

Kjo bimë rritet shumë lehtë brenda dhe jashtë shtëpisë tuaj dhe vetitë e saj anti-inflamatore, janë një ndër arsyet pse duhet ta keni. Po ashtu pastron ajrin nga çdo ndotës i dëmshëm, gjë që do të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit tuaj.