Lifestyle

Ju mungon një miqësi e vjetër? Këto katër hapa mund t’ju ribashkojnë me miqtë e humbur…

Një miqësi e humbur pa diskutim që mund t’ju lëndojë. Për të gjithë ata që kanë mall për një mik apo një mikeshë që kanë humbur prej kohësh, ne ju sjellim katër mënyra për t’u ribashkuar me të.

Thjeshtojeni…

Është tepër e thjeshtë, ndaj mos e ndërlikoni më. Mjafton një telefonatë apo një mesazh që ju të jeni përsëri miq me njëri-tjetrin. Ju sugjerojmë të lini mënjanë egon, por të bëni atë që ju thotë zemra juaj. Nëse ju mungon një mik apo një mikeshë, mjafton ta telefoni dhe të rinisni miqësinë tuaj.

Rikujtoni…

Bëni mirë t’i rikujtoni vetes dhe mikut tuaj kujtimet e bukura që keni. Ju keni kaluar një kohë të mirë me njëri-tjetrin, keni shkëmbyer këshilla dhe keni mësuar shumë. Mjafton të rikujtoni këto momente dhe ju do të jeni përsëri miq.

Harroni…

Ju sugjerojmë të harroni momentet e këqija me miqtë tuaj. Në këtë mënyrë, ju do të falni gabimet e tyre dhe do të jeni në gjendje ta nisni gjithçka nga e para. Ndaj harrojini gabimet tuaja dhe të miqve, dhe bëni atë që ndjeni.

Ëndërroni…

Ju sugjerojmë të ëndërroni të ardhmen me miqtë tuaj. Bëni plane si do të jeni përsëri miq, si do të kaloni kohë të mrekullueshme bashkë dhe si do të jetë e ardhmja juaj në prezencë të njëri-tjetrit. Këto plane dukshëm do t’ju bëjnë të rinisni miqësinë e humbur.