Celebrities Showbiz

Ju mund të mos besoni tek fantazmat, por aktorja e famshme e paska ‘mik’ një të tillë!

A besoni në fantazma? Epo aktorja e njohur Octavia Spencer, beson. Gjatë një interviste të fundit me Ellen DeGeneres, aktorja zbuloi se ajo mendon se shtëpia e saj është e mbushur me fantazma, por mos u shqetësoni, nuk është aq e frikshme sa duket.

Sipas Octavia-s, shtëpia e saj më parë ishte në pronësi të një aktori që shfaqej në “Western”. Ajo shprehet se:

Unë u rrita duke parë “Western” dhe bleva këtë shtëpi dhe ishte në pronësi të një djaloshi që bënte filma western, kështu që duhet të kem qenë një fanse e tij.

Ajo tha gjithashtu se e mendon fantazmën si mbrojtësin e saj.

Unë e dua atë, sepse ai i kupton njerëzit e këqij që nuk duhet të jenë aty. Ai i tremb ata. Nëse ata qëndrojnë në shtëpinë time, ata nuk duan të kthehen. Dhe kështu e di që ata nuk i përkasin këtij vendi me mua. Nëse je një person që i përket shtëpisë sime, të gjithë thonë: “Oh, vendi juaj është kaq mikpritës”. Është shumë e mrekullueshme. Dhe kështu ndihem për këtë.

Octavia pohoi gjithashtu se fantazma vepron me inat vetëm nëse ajo largohet nga shtëpia për një periudhë të gjatë kohore.

Dyert mbyllen, dritat fiken kur i ndez. Unë e dua fantazmën time, thjesht nuk dua që ju të sillni fantazmën tuaj në shtëpinë time. Unë nuk dua fantazmën e askujt duke menduar se mund të jenë miq me fantazmën time.

Rikujtojmë se, gjithashtu aktorja e njohur Salma Hayek, tregon se stafi i saj për pak sa nuk la punën sepse shtëpia e saj në Londër është e mbushur me fantazma. Salma shpjegoi se pasi disa gjëra misterioze filluan të ndodhnin në shtëpi, asaj ju desh të thërriste një ekspert për ta kuptuar. Së fundmi, gjatë një interviste në “The Ellen Show”, ajo u shpreh se:

Ishte diçka shumë e keqe. Mendoj se nuk është më, por jo si më parë patjetër. Gjërat u bënë aq keq në një moment, saqë disa nga stafi po kërcënonin se do ta linin punën nëse unë nuk bëja asgjë për këtë. Unë nuk e pashë por, një truprojë nuk donte të punonte më atje sepse pianoja luante vetë dhe dritat ndizeshin dhe fikeshin vetë. Dyert dhe dritaret hapeshin dhe mbylleshin po vetë. Kam parë disa prej këtyre momenteve dhe gjithashtu shumë njerëz të tjerë që ishin në shtëpi me mua.