Love & Sex

Ju kanë mbaruar idetë? Ja 5 aktivitete interesante që mund të bëni me të dashurin/ën tuaj!

Një natë pranë oxhakut të zjarrit

Kush tha që në një takim në darkë duhet të shkosh patjetër diku jashtë? Të argëtohesh me të dashurin në shtëpi është një nga gjërat më romantike. Merrni diçka që mund ta gatuani në zjarr, batanije dhe ndonjë gotë verë dhe bisedoni pranë oxhakut të zjarrit.

Shkoni për kamping

Doni diçka pak më të çmendur për të bërë? Shkoni në kamping për një ose dy ditë. Një natë jo në shtratin e rehatshëm mund të jetë argëtuese. Aq më mirë nëse nuk ja keni idenë fare. Do të përballeni me situata të çuditshme që do t’ju shtojnë adrenalinën dhe ndoshta ta njihni pak më shumë partnerin/en si reagojnë në situata të ndryshme.

Eksploroni një fshat të ri

Sa herë që shkoni në ndonjë vend, rastisni një tabelë me një fshat apo destinacion që nuk keni shkuar më parë? Mos mendoni më se si mund të jetë. Thjesht hipni në makinë dhe vizitojeni. Kjo nuk do të jetë vetëm aventurë, por mund të zbuloni dhe një vend të veçantë që do t’ju pëlqejë.

Shihni filma të frikshëm

Për disa, kjo mund të jetë ideja për një takim perfekt. Gjatë skenave të frikshme mund të përqafoni njëri-tjetrin, por jo vetëm. Për ta bërë me më shumë adrenalinë fiksni dritat ose shiheni në makinë diku larg.

Masazh në çift

Nëse keni qenë shumë të zënë me punë dhe e ndjeni trupin tuaj të lodhur fizikisht, meritoni pak relaks bashkë me partnerin/en tuaj. Mund të shplodheni dhe njëkohësisht të kaloni kohë me ta.