Çfarë kanë të përbashkët sediljet e autobusit dhe tapetet e lokaleve? Bëhet fjalë për printin shumëngjyrësh me të cilin janë zbukuruar. Duke përdorur algoritme komplekse të leximit të mendjes, sediljet e autobusit janë projektuar në mënyrë të tillë që sytë tanë të shpërqendrohen nga e gjithë papastërtia që fshehin. Autobuset në vendin tuaj mund të duken relativisht të pastra, por nëse jeni më të vëmendshëm do të shihni një histori tjetër.
BBC raporton se kjo është një nga arsyet kryesore por gjithashtu shpjegon se ka edhe disa faktorë të tjerë në lojë, të tilla si qëndrueshmëria dhe mbajtja në hap me trend-et. Harriet Wallace-Jones, bashkë-themeluesja e Wallace Sewell, studioja e dizajnit me qendër në Mbretërinë e Bashkuar që ka projektuar pëlhura për Transportin e Londrës, i tha BBC-së se materiali i zgjedhur, është natyrshëm rezistent ndaj flakës dhe moketa është një pëlhurë që ka më shumë qëndrueshmëri se një pëlhurë e endur e sheshtë.
Pëlhura është zakonisht një përzierje e grumbullit të prerë dhe të paprerë, gjë që e bën gjithashtu më të qëndrueshme. Me të vërtetë ka kuptim, vetëm mendoni se sa njerëz ulen në ato ndenjëse çdo ditë. Materialet si pambuku, do të prishen dhe deformohen shumë më shpejt, duke i bërë ato të duken të vjetra dhe madje edhe më keq se modelet që kemi tani. Pra, ajo që mund të duket vërtet e këndshme dhe e lezetshme një ditë mund të duket goxha e kotë dhe e pafavorshme të nesërmen.