Aktori i njohur Macaulay Culkin dhe partnerja e tij Brenda Song së fundmi janë fejuar. 41-vjeçari dhe Song morën një tjetër hap të rëndësishëm pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre së parë së bashku. Lajmin e fejesës e konfirmoi një burim për ‘People’. Në fotot e marra nga ‘E! News’, Song u pa duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në gisht ndërsa ishte në Beverly Hills, Kaliforni.
Dyshja u bënë prindër për herë të parë më 5 prill 2021. Aktorja e “The Suite Life of Zack & Cody” dhe aktori i “Home Alone” kanë qenë në lidhje për katër vjet dhe kanë qenë të hapur për dëshirën për të krijuar një familje së bashku. Emri i zgjedhur për vogëlushin është Dakota dhe është një nderim për motrën e aktorit që u nda nga jeta në vitin 2008, pas një aksidenti tragjik, në moshën 29-vjeçare.
Song dhe Culkin ndezën fillimisht thashethemet për romancë kur u panë në një darkë në Los Angeles në korrik 2017. Culkin ka qenë i martuar më parë me aktoren Rachel Miner nga viti 1998 deri në vitin 2002. Ndërkaq, ju rikujtojmë se kanë kaluar tri dekada qëkur filmi më i dashur për publikun, “Home Alone” u dha premierë në nëntor të vitit 1990. Filmi përfitoi më shumë se 470 milionë dollarë, ndërsa bëri të famshëm aktorin kryesor, Macaulay Culkin. Asokohe, artisti ishte vetëm 10-vjeç kur portretizoi rolin e Kevin McCallister.
Personazhi shumë i dashur për publikun, Kevin bëri për vete mbarë botën. Filmi vazhdon edhe sot e kësaj dite ndiqet sa herë vijnë festat e fundvitit. Shumë personave “Home Alone” i kujton fëmijërinë, ditët e netët e ngrohta me familjen, atmosferën e festave, që të nguliten thellë në mendje për gjithë jetën. Por, jeni kuriozë të dini si duket tashmë shtëpia e “Kevin-it” në “Home Alone”? Zbuloni më shumë në këtë link.