Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën. Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.
Pas lidhjes me reperin, Jori u zhvendos për të jetuar përsëri në Milano me partnerin e saj. Edhe pse ardhjet në Shqipëri i ka mjaft të shpeshta, Jori u shkëput për disa kohë nga televizioni. E duket se kjo gjë nuk do të zgjasë më, pasi së fundmi Jori ka publikuar një Instastory, ku shkruar se sonte do të jetë në Top Channel në orën 21:00 që korespondon me “Top Arena”, një emision i dedikuar këto muaj për Euro 2024.
Shihemi sonte 21:00 Top Channel Albania
Fred De Palma ka publikuar së fundmi një këngë të re dhe pjesë e saj në një mënyrë është edhe modelja. Ajo nuk është pjesë e videoklipit dhe as nuk këndon, por zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë:
Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!
Në mediat sociale ndjekësit e kanë komplimentuar dhe komentuar pozitivisht. Por, reagimin më epik e ka patur babait i Jorit. Kjo e fundit ka postuar një video në TikTok, ku i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është shumë i letezshëm. Pasi dëgjon këngën, ai shprehet i buzëqeshur