Celebrities Gossip Showbiz

Jori Delli pulikon foto nudo të të dashurit të saj teksa bën dush!

Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën. Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Ata shpesh postojnë foto dhe video nga momentet që kalojnë bashkë me njëri-tjetrin dhe mes tyre nuk mungojnë edhe puthjet në buzë apo fotot me peshqir para pasqyrës. Ama së fundmi çifti ka marrë përsëri vëmendjen, pasi Jori ka publikuar një foto të reperit nudo teksa bënte dush, ku fotoja tregon deri shumë afër zonës intime.

Në një intervistë me Lei Krajën ka qenë modelja dhe ish-banorja e ‘BBV2″, Jori Delli, e cila ka treguar edhe të reja nga lidhja e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka treguar se çifti ka plane për një martesë dhe se së shpejti të kenë një fëmijë.