Sot i ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë një nga emrat më të përfolur të këtij BBV, një nga finalistët, madje ai që arriti të dalë në fund kokë më kokë me Luizin, Kristi. Ai ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme dhe si është përshtatur tani me jetën jashtë dhe që është kthyer në normalitet.
Kur Vëllai i Madh i organizoi Luiz Ejllit festën e beqarisë, Krist Aliaj e shijoi në maksimum. Madje një nga balerinat që ishte e pranishme i dha një puthje në buzë. Pasi mbaroi festa, Luizi i premtoi atij se do ta dërgonte ai te club-i ku ndodhen balerinat që ishin te festa e beqarisë.
Por së fundmi ishte Jori Delli ajo që ka ndarë me fansat e saj një video ku Kristi shfaqet duke hipur te makina e “Maria Bonita Strip Club”. Si qëndron e vërteta e të gjithë kësaj Kristi vendosi ta sqaronte vetë:
Dola nga makina dhe çuditërisht ishte taksia e “Maria Bonita”-s aty, unë se prisja fare as ai shoferi në fillim nuk po shikonte fare, edhe unë kur e pashë më ka ardhur shumë për të qeshur sepse ishte koicidence.
Si kanë qenë këto ditë për Kristin, a kishte bërë ai një parashikim gjatë kohës që ka qenë brenda në shtëpi?
Jo, e dija që ishte bërë nami por jo në këtë shkallë. Tek qytetet më vinte çudi por të shikosh video dhe imazhe është tjetër dhe ta përjestosh është gjë tjetër. Ishte goxha graduale rikthimi në realitet dhe në shoqëri. Mezi po prisnin të më tregonin se çfarë ka ndodhur jashtë. Gjëja e parë që më kanë thënë nga episiodi i sëmundjes që u shkëput çdo gjë nga aty, protestat nuk e dija se ishin me të vërtetë kaq masive. Çfarë më ka pëlqyer, feedback-u që kam marrë nga njerëzit edhe nga vende ku nuk e prisja fare.
Kush ka qenë momenti më i vështirë për Kristin brenda në Big Brother?
Momenti më real që ka ndodhur është kur erdhi babai i mërzitur, me shumë dyshime me pasiguri. Ishte momenti më i vështirë, kur u fut një baba, Sabiani. Ai ka qenë momenti më delikat. Prindër të një të dashure kam takuar, por jo në atë formë të një ‘reality-show’ me njerëz të tjerë qa donin të përfitonin nga situata dhe shtonin komente. Ishte shumë e vështirë.
Mendoi Kristi në këtë moment që të ndërpriste rrugëtimin?
Ishte i vetmi moment ku u binda që duhet të dal që të shpëtoja çdo gjë, marrëdhënien, veten dhe personat.
Sa krenar është Kristi për veten?
Jam shumë krenar, desha të fitoja. Edhe komentet që merrja ishin logjike. E vlerësoj edhe gjërat që ka bërë Luizi sepse ka bërë shumë gjëra të mira, unë e kam kritikuar gjithmonë por kam parë edhe disa gjëra që më pëlqyen. Fillova ta kuptoj.