Celebrities Gossip Showbiz

Jori Delli në kërkim të një djali shqiptar? Ja kriteret që ka!

Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës. Të gjithë mund të këshillohemi për destinacione të ndryshme, mundësi pushimi dhe argëtimi në Shqipëri, duke gërshetuar kulturën dhe traditën shqiptare. Këtë verë, pushimet nuk do të jenë të njëjtat. Aventurë, sport, plazh dhe zbulojmë si asnjëherë më parë tek “Pushime on Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën.

Edhe ky sezon do të ketë intervista eksluzive nga shumë personazhe VIP e një ndër to ka qenë edhe me Jori Dellin. E pyetur nëse dëshiron të ketë lidhje me një djalë shqiptar, Jori është përgjigjur duke treguar edhe kriteret:

Dera nuk është mbyllur se unë jam single po nuk jam as në kërkes jam në qejfin tim… të jetë cun i mirë…

Episodi i parë i këtij sezoni dhe një ndër intervistat më interesante ka qenë ajo e menaxherit të VIP-ave, Xhani Demikës nga Lei Kraja eksluzivisht në një nga club-et më të frekuentuara të Sarandës. Xhani ka treguar shumë sekrete dhe kërkesa të ndryshme të VIP-ave dhe i pyetur për Luiz Ejllin, ku ka treguar edhe shifrën që ai kërkon për një koncert.