Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.
E tashmë që kanë vendosur që ta bëjnë publike lidhjen e tyre duket se Jori dhe partneri i saj, Fred De Palma nuk e kanë problem të postojnë foto dhe video me njëri-tjetrin. Së fundmi Jori ka postuar një foto me të dashurin e saj, ku ai e puth në ballë dhe duken mjaft të dashuruar. Pas disa ditësh në Tiranë, së fundmi të dy kanë treguar se janë kthyer në Milano.
Me anë të disa postimeve duket se Jori dhe Fred kanë shkuar me pushime, vend të cilin nuk e kanë zbuluar ende. Në postimin e fundit Jori shfaqet duke bërë një tatuazh në qafën e të dashurit të saj, që duket të jetë shkronja e parë e emrit të saj.