Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës. Të gjithë mund të këshillohemi për destinacione të ndryshme, mundësi pushimi dhe argëtimi në Shqipëri, duke gërshetuar kulturën dhe traditën shqiptare. Këtë verë, pushimet nuk do të jenë të njëjtat. Aventurë, sport, plazh dhe zbulojmë si asnjëherë më parë tek “Pushime on Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën.
E ftuar ditën e djeshme në një intervistë me Lei Krajën ka qenë modelja dhe ish-banorja e ‘BBV2″, Jori Delli, e cila ka treguar edhe të reja nga lidhja e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka treguar se çifti ka plane për një martesë dhe se së shpejti të kenë një fëmijë.
Jori: Po-po, flasim. Kemi një emër. Një emër goce, gjysmë i shpikur, ka dhe ca germa të emrit tim
Beniada Nishani, Heidi Baci dhe Jori kanë spikatur në “BBV”, pasi kanë qenë të vetmet vajza shqiptare të rritura në Itali që kanë marrë pjesë në atë format e për këtë fansat i kanë krahasuar shumë me njëra-tjetrën. E pyetur se mes Beniadës dhe Heidit, cila ka pasur performancë më të mirë, Jori është shprehur.