Emisioni “Ta Thotë Jonka” vjen edhe ditën e sotme me shumë gjëra interesante rreth teknologjisë. Një episod i veçantë ku më tepër u diskutua për kompaninë “Apple” dhe gjithçka rreth saj. Gjithashtu, Jonka tregoi dhe rreth risive që pritet të sjellë kjo kompani.
Lidhur me të ardhmen e “Apple” Jonka tregon se priten shumë ndryshime. Ndryshimi i parë lidhet me fushën e mjekësisë. Do të prodhohen shumë pajisje që do të ndihmojnë në shërbimin mjekësor, dhe do të perfeksionohet gjithçka ekzistuese.
Një tjetër fushë ku “Apple” do të përqëndrohet në të ardhme, është ajo e televizionit dhe filmit. Këto dy platforma janë shumë fitimprurëse dhe “Apple” do t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë ato.
E treta fushë ku kompania do të përqëndrohet është ajo financiare. Kartat e kreditit ekzistojnë tanimë, siç zbulon Jonka, por i gjithë sistemi do të vijë duke u perfeksionuar. Madje “Apple” do të funksionojë edhe si institucion financiar.
Ndërkohë, vendi i katërt ku do të përqëndrohet “Apple”, është në makina. “Apple Car” do të vijnë në të ardhmen e afërt, e madje kompania që tani por konkurron me të tjera për këtë fokus që ka në makina.
Këto e të tjera, u diskutuan gjatë episodit të sotëm në “Ta Thotë Jonka”. Një emision i fokusuar te dijet teknologjike dhe te e ardhmja në teknologji, i drejtuar nga Jonka çdo të hënë nga ora 18.00 deri në orën 20.00.