Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi prej afro 3 vitesh tanimë është e martuar me të dashurin e saj të zemrës, njëkohësisht babain e vajzës së tyre të vogël, Besnikun. E prezantuesja nuk ngurron të bëjë herë pas here biseda ‘online’ me ndjekësit e saj për të shuar kuriozitete që ata mund të kenë.
Si ka bërë dhe pak më parë, ku një prej tyre e ka pyetur nëse ka plane për një fëmijë dytë dhe duket se qenka një ‘PO’ e madhe për Jonidën pasi teksa ka postuar një foto me vogëlushen e saj krahas ka shkruar:
A lihet vetëm kjo dashuria?
Rikujtojmë, se 18 qershori ishte një datë e shënuar për Vokshin dhe bashkëshortin e saj pasi u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekua me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Herë pas herë ata publikojnë foto si një familje dhe vogëlushja padyshim që e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.
Momenti i lindjes është shumë i veçantë për çdo nënë. Por, sa e veçantë është dhe një çast shumë i vështirë, që nuk është e njëjtë për të gjitha. Moderatorja e njohur ka treguar në një intervistë se gjatë lindjes së vajzës së saj, Emit ka kaluar një moment shumë të vështirë, pasi jeta e të voglës ishte në dorën e saj.