E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani ka qenë Jokansa Kuqi, producentja e serialit “Tenxherja Kapakun”, i cili jepet ekskluzivisht në ekranin e Top Channel çdo të shtunë, në orën 19:00.
Ky projekt ka pasur shumë sukses në 30 vende të botës dhe momentalisht po jepet edhe në Shqipëri. Sa i përket përzgjedhjes së kastit Jokansa u shpreh se:
E kam pasur Elvanën dhe vetëm Elvanën për personazhin e Belës do ishte vetëm ajo. Nëse Elvana nuk pranonte ftesën time atëherë ky projekt nuk do të bëhej.
Arbër Çepani e pyeti nëse kishte pasur një njohje personale më parë me Elvanën dhe producentja u përgjigj jo.