Celebrities Gossip Showbiz

Johnny Depp rregullon dhëmbët pas kritikave në rrjet, pamja e re e aktorit…

Vitin e kaluar, Johnny Depp i shqetësoi fansat me pamjen e tij dhe më së shumti tërhoqën vëmendjen dhëmbët, të cilët dukeshin të prishur. Aktori tani është fotografuar në pushime në Bahamas duke u dukur plotësisht i relaksuar dhe me humor të mirë. Ai shtrëngoi duart me fansat në një kafene dhe madje qëndroi pas lokalit dhe ndihmoi kamerierin të përgatiste pijen e tij. Depp qeshi disa herë në video dhe fansat vunë re se aktori 61-vjeçar kishte rregulluar dhëmbët.

“Mendoj se dhëmbët e tij duken më mirë se kurrë”, “Më në fund dhëmbët e tij janë të drejtë dhe të bardhë”, “Padyshim që i ka rregulluar dhëmbët. Ai duket më mirë se kurrë”-ishin disa nga komentet. Kujtojmë se aktori i njohur ka pasur gjithmonë probleme me higjienën orale, gjë që e vërteton edhe deklarata e tij e vitit 1995 për revistën Premiere.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rap Rap Zoilo (@killerbartender)

“Kam një tufë kavitetesh. Kam bërë një intervenim në dhëmbë. Është si një copë e vogël e thyer. Jam krenar për dhëmbët e mi”-tha Depp në atë kohë. Ai shpjegoi gjithashtu se nuk i pëlqejnë njerëzit me dhëmbë të bardhë të pastër. Deklaroi se pavarësisht dhëmbëve të tij të dobët, nuk donte të ndalonte së piri verë të kuqe dhe cigare.

Kudo po qarkullon lajmi i marrëdhënies së re të aktorit të famshëm Johnny Depp, me modelen seksi 33 vite më të vogël, Yulia Vlasova. Duket se pas divorcit të bujshëm nga aktorja Amber Heard, Depp ka filluar të takohet me një modele 28-vjeçare. Në fakt kjo duket të jetë lidhja e parë e rëndësishme e Depp që nga divorci i tij nga Heard. Ai pati një takim të shkurtër me Joelle Rich, një avokate, por pasi u ndanë në nëntor 2022, jeta romantike e Depp ka qenë private dhe enigmatike.

Takimi i parë Depp i dhe Vlasova, ndodhi në gusht 2021 gjatë Festivalit të 55-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary. Ajo që i ka irrituar fansat e Depp është diferenca e madhe e moshës së çiftit. “33 vite mes të dyve janë shumë” kanë komentuar disa ndjekës dhe po ashtu kanë nënvizuar faktin që vajza e Depp, Lily-Ros, është më afër në moshë me Yulia-n.