Celebrities Health & Beauty

Johnny Depp rikthehet si imazhi i “Dior Sauvage”, ja shuma marramendëse me të cilën ai do të paguhet!

Aktori i njohur, Johnny Depp është rikthyer si imazhi i aromës Dior Sauvage. 60-vjeçari u shfaq në klipin e ri promovues të titulluar ‘The Call Of The Blazing Sun’  ku ka folur për shqiponjat, qiellin, drutë e thatë dhe erën e ftohtë.

Ylli i Hollivudit thuhet se është paguar 20 milionë dollarë për të rinovuar kontratën e tij me shtëpinë franceze në fillim të këtij viti. Depp u bë fillimisht fytyra e aromës së meshkujve në vitin 2015 dhe vazhdoi të punojë me shtëpinë luksoze të modës mes problemeve të tij ligjore me Amber Heard, e cila e akuzoi atë për abuzim fizik dhe sulm seksual.

Dior i qëndroi pranë aktorit gjatë gjithë gjyqit mes tij dhe Heard vitin e kaluar.Në fakt, shitjet me pakicë të kolonjës u rritën gjatë dhe pasi Depp fitoi çështjen gjyqësore në qershor 2022.Publikimi tha se kolonja e Depp ishte ndër parfumet më të shitura në internet vitin e kaluar. Depp mund të ketë arritur marrëveshjen më të madhe të aromave për meshkuj në histori.

Rikutojmë se para disa ditësh, Jenna Ortega ka arritur që të japë një sqarim në lidhje me të gjitha spekulimet “qesharake” që filuan të përhapeshin me shpejtësi rreth romancës së saj të supozuar me aktorin e njohur Johnny Depp. Ylli 20-vjeçar, e njohur për rolin e saj në “Wednesday”, u pa duke filmuar skena për “Beetlejuice 2” të shumëpritur pak para grevës së SAG-AFTRA. Këto thashetheme filluan të qarkullojnë kur një llogari, DeuxMoi, pretendoi se ata ishin parë së bashku, madje duke sugjeruar se mund të jenë duke punuar për një film së bashku.