Johnny Depp thuhet se po pret me padurim rikthimin e tij të ardhshëm në ekranin e madh. Aktori po luan si Mbreti Louis XV në filmin në gjuhën franceze “Jeanne du Barry”, i cili do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm. Ky shënon rolin e tij të parë në ekran që nga gjyqi për shpifje të tij dhe ish-bashkëshortes Amber Heard. Një burim i afërt me Depp thotë për People se që nga gjyqi, Depp ka jetuar në Evropë dhe është i fokusuar në punë. Burimi shtoi për përvojën e tij duke bërë “Jeanne du Barry”:
Xhirimi ishte sfidues, por Johnny është i emocionuar për rikthimin. Ai mendon se është perfekte që kjo dramë historike të hapet në Kanë.
Depp ka vendosur që të zhvendoset në qytetin anglez Somerset, ku së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën ‘Somerset Life’. Johnny u ofroi lexuesve një paraqitje të shkurtër se si është jeta e tij në fshat, por fansave të Amber Heard nuk e pëlqyen aspak. Shpejt, ata filluan të bëjnë supozime se Johnny Depp mburrej për milionat që ka pasi bëri që Heard të humbasë gjyqin. Asnjëri prej tyre nuk e ka idenë se si ka qenë jeta në Spanjë për aktoren, por askush nuk do të mendonte se ajo vuan nga varfëria.