Celebrities Showbiz

Johnny Deep merr një vendim të rëndësishëm!

Johnny Depp është shprehur se do të ishte i lumtur të përsëriste rolin e tij të famshëm tek ‘Pirates Of The Caribbean’ si kapiteni Jack Sparrow por këtë herë në festat e ditëlindjes së fëmijëve. Kjo kërkesë ka ardhur pasi Hollywood-i po e “bojkoton atë” për shkak të akuzave ligjore që ai është shënjestruar kohëve të fundit.

Depp u shfaq si fillim në ‘Pirates Of The Caribbean’ si një detar i çuditshëm në filmin e parë në vitin 2003 dhe u pa për herë të fundit në rolin e tij në vitin 2017 duke u shfaqur në të pestin film të serisë së tyre.

Duke folur në Festivalin e Filmit në San Sebastian këtë javë, Depp u shpreh se :

Bukuria e Kapiten Jack Sparrow për mua është se mund të udhëtoj me kapitenin Jack në një kuti dhe kur të jetë rasti i duhur, unë jam në gjendje të shkoj dhe të vizitoj njerëz dhe vende ku buzëqeshjet dhe të qeshurat dhe gjërat që janë të rëndësishme janë në linjë. Kështu që unë ende udhëtoj me kapitenin Jack dhe nëse kam mundësi, kurdo që të shkoj, do të shkoj në këto vende. Unë do të shkoj në shtëpinë e dikujt do të performoj në festën e ditëlindjes së fëmijës tuaj në këtë pikë! 

Depp u shfaq optimist të enjten pasi doli nga hoteli i tij për në festival pasi pretendoi se karriera e tij ishte dëmtuar nga përhapja e tendencës së anulimit. Depp u shpall fituesi i Çmimit Donostia të mërkurën në mbrëmje në këtë event.

Por kujtojmë se regjisoret femra dhe të tjerë kishin sulmuar vendimin e organizatorit të festivalit për ta nderuar Depp me Çmimin Donostia, duke thënë se ai njollosi imazhin e eventit dhe u dha mesazhe të gabuara viktimave të dhunës gjinore.

Shoqata e Filmbërësve Femra dhe Media Audiovizuale e Spanjës tha se çmimet nuk duhet të jepen bazuar vetëm në arritjet profesionale ose artistike.Me anë të një postimi në Twitter ato kanë thënë se:

Cili është mesazhi që mbetet kur burrat e denoncuar për dhunë seksiste duartrokiten, fotografohen në tapet të kuq, të rrethuar nga fansa të pakushtëzuar?