John Legend rrëfeu se ai nuk ishte i dashuri më i mirë i gruas së tij Chrissy Teigen gjatë ditëve të para të lidhjes së tyre. Ndërsa reflektonte për romancën e tyre, pas takimit të parë, fituesi i Grammy-t, 46 vjeç, pranoi se të qenit në një lidhje monogame ishte gjëja e fundit në mendjen e tij në atë kohë.
Mendoj se atëherë isha më egoist. Unë nuk isha një partner i shkëlqyeshëm në fillim të marrëdhënies sonë. Edhe pse më pëlqente shumë dhe isha shumë i emocionuar që isha me të. Unë isha ende egoist. Isha rreth të 20-ave, ende jo gati për të qenë plotësisht partneri i përkushtuar që jam tani.
Ndërsa romanca e tyre lulëzoi, babai i dy fëmijëve tha se kuptoi se duhej t’i përkushtohej plotësisht Teigen-it ose rrezikonte ta humbte atë.
Kur pushon së qeni kaq egoist, kur mendon jo vetëm për gëzimin që merr nga një situatë dhe kënaqësinë që merr prej saj, por mendon edhe për përgjegjësinë tënde dhe përkushtimin në atë situatë. Thjesht rritesh dhe piqesh.
Një pjesë është se është vetëm çështje kohe. Të duhet kohë për t’u bërë personi që dëshiron të jesh. Ne kemi kaluar mjaftueshëm së bashku ku na ka forcuar dhe na ka bërë më të fortë.