Mënyra si John Cena u shfaq në skenë për të dhënë çmimin e dizajnit të prodhimit, ishte e papritura e mbrëmjes. Me zarfin që mbante emrin e fituesit, Cena mbuloi pjesët intime, teksa u shfaq i zhveshur në teatrin Dolby.
Jimmy Kimmel e ndihmoi artistin, duke i sjellë një veshje, në mënyrë që të mund të hapte zarfin dhe të shpallte fituesin. Holly Waddington mori çmimin për dizajnin më të mirë të kostumeve.
Pasi u fsheh pas skenografisë, Kimmel e nxori atë pas një bisede rreth një filmi që ai fillimisht supozohej të bënte live në skenë. Cena tha:
John Cena: Trupi i mashkullit nuk është shaka.
Jimmy Kimmel: Imja është.
John Cena: Shoku nuk bëj mundje lakuriq, unë bëj mundje me pantallona të shkurtra.
Jimmy Kimmel: Pantallonat e shkurtra janë më keq se lakuriq.