Celebrities Gossip Showbiz

Joe Manganiello flet njëherë e mirë për arsyet e divorcit me Sofia Vergara!

Dyshja e njohur Sofia Vergara dhe Joe Manganiello vendosën të divorcoheshin, por arsyet e ndarjes nuk u zbuluan kurrë. Në media, arsyeja që u tha për këtë ka qenë se aktorja e njohur nuk donte fëmijë. Megjithatë, tashmë ish-bashkëshorti i saj ka treguar se nuk ishte kjo arsyeja e divorcit të tyre.

“Në shtyp u fol shumë për dëshirën time për të pasur familje. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ne u përpoqëm të kishim një familje për një vit e gjysmë. Unë i thashë: “Nëse nuk do fëmijë, do ta kuptoj dhe do ta di se për çfarë bëhet fjalë dhe nuk është problem. Por ky nuk ishte rasti me të dhe unë iu betova se nuk do ta lija kurrë nëse nuk do të funksiononte”-zbuloi Manganiello në një intervistë për ‘Men’s Journal’.

Gjithashtu, Sofia Vergara u befasua nga fjalët e tij, pasi besonte se fëmija ishte arsyeja e prishjes së martesës së saj. “Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i vogël, ai donte fëmijë dhe unë nuk doja të isha një nënë e vjetër. Mendoj se nuk është e drejtë me fëmijën. Unë e respektoj këdo që e bën këtë, por nuk është më për mua. Tashmë kisha një djalë në moshën 19 vjeç, i cili tani është 32 vjeç dhe unë jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”-tha Vergara për një gazetë spanjolle.

Së fundmi Manganiello ka postuar një foto në Instagram me të dashurën e tij të re, Caitlin O’Connor. Postimi i Manganiello vjen vetëm disa ditë pasi TMZ zbuloi se çifti u transferua së bashku pasi thuhet se filluan të takoheshin në shtator të vitit të kaluar. Manganiello dhe O’Connor janë shumë të dashuruar dhe janë lidhur me rrënjët e tyre në Pittsburg dhe pasionin për të udhëtuar. Romanca e dyshes vjen pas divorcit të Manganiello nga modelja kolumbiane Vergara. Dyshja finalizuan divorcin e tyre në fillim të këtij muaji pas tetë vitesh martesë, pasi kishin njoftuar reciprokisht se po ndaheshin në korrik 2023.