Celebrities Showbiz

Joe Jonas dhe Sophie Turner publikojnë fotot e dasmës së tyre me rastin e përvjetorit të 2-të të martesës

Aktorja e njohur e serialit të famshëm “Game of Thrones”, Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas festuan përvjetorin e tyre të 2-të të martesës dhe për këtë rast të veçantë ata publikuan për herë të parë fotot e tyre nga dita e dasmës. Çifti ka ndarë në rrjetet e tyre sociale disa foto nga dasma gjigande, e cila u mbajt në vitin 2019.

Në imazhet e publikuara shihet vendi madhështor ku është organizuar dasma, dyshja shumë të lumtur gjatë festës para dasmës dhe dy fustanet mahnitës që Sophie Turner kishte zgjedhur në ditën e saj speciale. Për festën e organizuar para dasmës, Turner kishte veshur një fustan klasik shumë elegant, ndërsa për ceremoninë zyrtare ajo kishte zgjedhur një fustan më tradicional me krahë të gjata dhe stil princeshe.

Në fotot e tjera shihen Jonas Brothers duke kënduar në një skenë dhe Diplo si DJ. Joe Jonas postoi dhe një foto duke kërcyer me Sophie e përkrah saj shkroi:

Dy vitet më të mira të jetës sime. Të dua!

Në një tjetër foto ai shkruan:

Dy vite festë!

 

Ndërsa Sophie, nga ana tjetër publikoi fotot e saj nga kjo ditë e veçantë, duke përfshirë momentin kur ajo dhe Jonas ecën për herë të parë bashkë në altar si burrë e grua.

Në diçiturën e fotos aktorja shkruan:

Dua të them…në dreq, kanë kaluar dy vite!

Rikujtojmë se, pak kohë pas dasmës madhështore, dyshja u bënë prindër të një vajze, të cilën zgjodhën ta quajnë Willa.