Jo Wood është modelja 68-vjeçare, e cila ka qenë e martuar me kitaristin e Rolling Stones, Ronnie Wood, dhe sipas një interviste që ka dhënë në gazetat e Britanisë së Madhe, ajo beson se ekzistojnë alienët dhe UFO-t dhe madje mendon se mund të jetë rrëmbyer nga jashtëtokësorë në të kaluarën.
Jo Wood u shpreh se:
Nuk do të habitesha nëse do të isha rrëmbyer nga alienët, por do të më kishin fshirë kujtesën. Unë shpesh shikoj ëndrra që unë të notoj dhe të fluturoj vetëm dhe të shkoj gjithnjë e më lart. Ndoshta më kanë rrëmbyer dhe më kanë transportuar.
Jo Wood Believes She May Have Been Captured by Alien Due to Strange Dreams #JoWood https://t.co/xIIOhMAL3G pic.twitter.com/6vmXQ3PAf3
— AceShowbiz (@aceshowbiz) April 2, 2023
Sipas deklaratës së saj, Wood beson se shikimi i saj i parë për jashtëtokësorë ishte në Brazil kur Ronnie dhe ajo ishin për vizitë dhe papritmas ajo u alarmua nga rockeri i famshëm i cili bërtiti, ‘Ejani dhe shikoni, ka diçka në qiell!’ Në lidhje me këtë situatë Jo tregoi:
Mbi det, kishte një gjë me drita që reflektonte nga uji. U ngjit lart, shkoi djathtas dhe qëlloi në qiell me shpejtësi të jashtëzakonshme. Isha duke menduar ‘Sapo pashë një UFO!’ Kjo më bëri të fiksuar pas gjithçkaje rreth alienëve. Papritur kuptova se nuk jemi vetëm. Mendoj se ka njerëz të mirë dhe të këqij. Njerëzit e mirë pëlqejnë të shikojnë planetin Tokë sepse është shumë i bukur. Pastaj janë njerëzit e këqij dhe kush e di se çfarë duan të bëjnë me ne.
Jo Wood Opens Up About Alien Abduction Beliefs and Close Encounters https://t.co/iiZp4PGLpY pic.twitter.com/tGAK466kU3
— The Herald Post (@TheHeraldPostUS) April 2, 2023
Megjithëse Jo dhe Ronie janë divorcuar për gati 15 vjet, të dy kanë mbajtur raporte të mira pavarësisht se ajo e la atë pasi ai e tradhtoi me kamarieren ukrainase 20-vjeçare Ekaterina Ivanova.