Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm tufa me lekë, por ja dhe dhurata e shtrenjtë që mori Luiz Ejlli gjatë koncertit!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Luiz Ejlli pas daljes nga shtëpia e “BBV2” është përkushtuar shumë në karrierën e tij muzikore, ku ka publikuar edhe 2 këngë të reja dhe duke marrë pjesë në koncerte të shumta. Jo vetëm në Shqipëri, por ditët e fundit Luizi ka zhvilluar disa koncerte në SHBA. Së fundmi, një prej fansave të pranishëm heq orën e tij Rolex nga dora, e cila njihet si një nga orat më të shtrenjta, për t’ia dhuruar këngëtarit. Ky i fundit në fillim insiston që të mos e mbajë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi janë bërë virale disa pamje nga koncerti, ku shqiptarët që jetojnë atje kanë hedhur dollarë në skenën ku po performonte Luizi dhe nuk janë pak.