Bota

Jo vetëm Trump dhe Harris, vendoset data për debatin mes dy kandidatëve për zv.president të SHBA-së!

JD Vance dhe Tim Walz kanë rënë dakord për një debat më 1 tetor, duke krijuar një përballje midis dy kandidatëve për zv.presidentë. Rrjeti amerikan CBS, i cili do të presë debatin në New York, tha:

Ne mezi presim t’u ofrojmë votuesve një mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt nga kandidatët për zëvendëspresidentë.

Tim Walz, bashkëpunëtori në këtë garë i Kamala Harris, postoi në X të mërkurën:

Shihemi më 1 tetor, JD.

JD  Vance, zëvendësi i kandidatit të Donald Trump, të enjten njoftoi dakordësinë e tij për datën e 1 tetorit, duke sfiduar gjithashtu Walz në një debat të veçantë për CNN më 18 shtator.

Përzgjedhja e Guvernatorit të Minesotës Tim Walz si kandidat për nënpresident nga demokratja Kamala Harris, do të thotë se të dyja partitë i kanë të plotësuara tashmë dyshet kandiduese për zgjedhjet e nëntorit. Zonja Harris dhe zoti Walz dolën për herë të parë në mbrëmje në një tubim fushate së bashku në Fildelfia të Pensilvanisë, një nga shtetet që pritet të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve. Filadelfian e vizitoi të martën edhe kandidati për nënpresident, JD Vance.

Kandidatja demokrate Kamala Harris, prezantoi kandidatin e saj për nënpresident, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz. Ajo tha:

Tim dhe unë kemi një mesazh për Trump-in dhe të tjerët që duan të kufizojnë liritë tona themelore: Ne nuk do të kthehemi pas.