Beniada Nishani ishte një nga katër finalistet e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, së bashku me Donaldin, Ilirin dhe Einxhel. Ajo ishte e para që la shtëpinë natën e finales së madhe. E pas daljes nga kjo eksperiencë, ajo po vazhdon jetën e saj aty ku e kishte lënë, por tashmë me një vëmendje më të madhe dhe si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”.
E teksa tani e kemi mësuar që Beniada shkëlqen në çdo dalje të saj si në “Procesin Sportiv”, “E Diell”, por tashmë edhe në një tjetër emision. Përveçse ajo mori ofertë pune në televizion në Shqipëri, ajo ka marrë oferta për të qenë e ftuar edhe në emisionet italiane.
Një ditë më parë, Beni ka zbuluar se ka qenë në emisionin “Tiki Taka”, një emision i cili i dedikohet sportit, i cili transmetohet në gjigantin italian “Mediaset”. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit foto e video të ndryshme nga mbrëmja e djeshme, që nga prapaskena, me bashkëpunëtorët si dhe gjatë intervistës. Beniada ka dhënë një intervistë të sinqertë dhe ka zbuluar detaje që publiku italian mund të mos i dinte për të.
Rikujtojmë se, tanimë, Beni ka nisur jetesën e saj në Tiranë për shkak të angazhimeve dhe me anë të një Instastory na ka treguar se ka marrë një apartament të ri në kryeqytet. Jo vetëm kaq, por teksa ka shpërndarë një foto na ka zbuluar dhe një pjesë nga shtëpia e saj e re e cila për hir të vërtetës duket shumë e bukur.
Kohët e fundit, u përfol goxha në media se mes Einxhel dhe Beniadës mund të kishte pasur një krisje në miqësinë e tyre. Që pas përfundimit të “Big Brother VIP” Beniada dhe Einxhel nuk janë parë më bashkë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Pas përfundimit të spektaklit nuk ka pasur asnjë rast ku ato të jenë shfaqur bashkë, nisur dhe nga marrëdhënia e ngushtë që kishin.
Megjithatë, lidhur me këto thashetheme ka reaguar më në fund Beniada. Nëpërmjet një ‘Ask’ që ajo bëri me ndjekësit e saj në Instagram, një fans e pyeti bukuroshen nëse është e vërtetë që Einxhel i kishte ngelur hatri me të dhe nëse janë takuar që pas daljes nga shtëpia e “BBV”. Beniada nëpërmjet disa videove, i mohoi këto thashetheme.