Spektakli më i madh i humorit, Portokalli, rikthehet këtë të diel në sezonin e 42-të. Trupa e aktorëve po bën përgatitjet e fundit për t’i servirur publikut personazhe që do të bëjnë për vete publikun e të gjitha moshave. Krahas personazheve më të dashur, vetë aktorët zbulojnë se ky sezon do të vijë me role dhe numra krejtësisht ndryshe. Duke trajtuar problematike aktuale të shoqërisë, me batuta dhe ironi të hollë, spektakli i humorit përball me njëri-tjetrin njerëz që ndajnë hallet e përditshmërisë.
Kiara Tito do të moderojë programin më të dashur të humorit, së bashku me aktorin Salsano Rrapi dhe moderatoren Nevina Shtylla. E jo vetëm kaq, së fundmi Kiara ka treguar se përveç moderimit do të përfshihet edhe në aktrim me kastin e aktorëve.
Patjetër që do të ketë, sepse çdo moderatore përfshihet edhe në role, ndihem shumë mirë mirë, të gjithë janë duke punuar, duke qeshur, është kjo atmosfera pozitive