Epo “The Phantom of the Opera” do të rikthehet sërish! Artisti i njohur John Legend do të shfaq talentin e tij edhe ne kinema me një rikrijim dhe një riimagjinim modern të muzikalit klasik “The Phantom of the Opera”, sipas “The Hollywood Reporter” dhe “Deadline”. 42-vjeçari Legend do të punojë së bashku me producentin e nominuar për çmim ‘Grammy’, Harvey Mason Jr. si producent edhe ai gjithashtu. Gazeta bëri të ditur se bashkëprodhuesit e tij janë edhe Mike Jackson dhe Ty Stiklorius.
Muzikali i ardhshëm i filmit do të zhvillohet në New Orleans siç është shkruar në një skenar specifik nga John Fusco i cili ka shkruar dhe skenaret e “Young Guns”, “The Highwaymen”.
Ndërkohë që “The Phantom of the Opera” ka rrënjë shumë të thellla në komunitetin e madh të teatrit muzikor, vetë historia fillon si romani francez i vitit 1910 nga Gaston Leroux, bën fjalë për një vrasës të maskuar që jeton brenda kufijve të një opere pariziene vetëm për t’u dashuruar tragjikisht me një të talentuar.
Historia u përshtat më vonë në muzikalin e vitit 1986 po me të njëjtin emër nga Andrew Lloyd Webber dhe është shfaqja më e gjatë në historinë e “Broadway”. Një përshtatje filmike e muzikalit u publikua në vitin 2004 me Gerard Butler në rolin e Phantom dhe Emmy Rossum në rolin e studiueses, Christine.
Gjatë një deklarate të dhënë për “The Hollywood Reporter”, Fusco ka thënë se:
Kam dashur prej kohësh të eksploroj me “The Phantom of the Opera” në një mënyrë bashkëkohore dhe të re, në një mjedis të lagjes franceze.