Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm Sara Hoxha, ja kush është vajza tjetër që shoqëron Ledri Vulën në xhirime!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Sara gjithmonë e shoqëron Ledrin në videoklipe, koncerte të tij ose në projekte të tjera e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit, e cila bëri mjaft ‘rrëmujë’ nëpër rrjete sociale. E ditën e sotme Ledir ka zbuluar se Sara nuk është e vetmja që e shoqëron atë në xhirime, por bashkë me ta është edhe vajza e tyre, Poem Blu. Reperi ka postuar një video me Poem gjatë prapaskenave të videoklipit të këngës së re.

Një pjesë e videoklipit që Ledri xhiroi së fundmi kishte një skenë me armë e Sara duket se ashtu si partneri i saj ka pozuar duke puthur një pistoletë dhe ka bërë një përshëndetje në Instagramin e saj.