Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, të cilët u ndanë në vitin 2019 dhe kanë një fëmijë së bashku mund të ribashkohen me synimin për të pasur më shumë fëmijë, thotë një burim ekskluzivisht për mediat e huaja. Dyshja, të cilët janë prindër të vajzës 5-vjeçare, Lea De Seine, postuan një foto nga pushimet e tyre familjare tropikale këtë javë duke ngjall dyshimet se mund të rindezni lidhjen romantike. Një burim u shpreh se:
Ishin disa pushime të vërteta familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë. Irina do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla.
Cooper është parë së fundmi duke kaluar kohë me ish-in e Anthony Weiner, Huma Abedin, por burimi na thotë se takimi i tyre ishte rastësore. Që nga ndarja e saj me Cooper, Shayk ka qenë e lidhur për një kohë të shkurtër me Vito Schnabel dhe Kanye West, një marrëdhënie që përfundoi shpejt. Burimi vijoi:
Të dy ata, Bradley dhe Irina nuk janë marrë seriozisht me askënd tjetër dhe të dy janë me idenë për të pasur një fëmijë. Ata duhet të merren gjithsesi me njëri-tjetrin pasi janë prindër bashkë. Të dy ata po mendojnë, ndoshta është koha që më në fund të ribashkohen me të vërtetë.
Cooper dhe modelja e “Sports Illustrated” u panë për herë të parë bashkë në një takim në shfaqjen në Broadway “Finding Neverland” në vitin 2015. Rreth kohës së ndarjes së tyre në vitin 2019, një burim u tha mediave se ‘për shkak të vajzës së tyre, ata vazhdojnë të përpiqen. Gjërat nuk janë mirë. Asnjëri nuk është i lumtur’. Por, tashmë duket se me takimet e reja gjërat janë përmirësuar dhe se ata janë më mirë.