Lifestyle

Jo vetëm produktivë por edhe të lumtur, studimi i fundit për të punuarit nga shtëpia!

Sipas Liz Ryan, e cila drejton një kompani këshilluese, puna nga shtëpia është më efikase. Liz tha për revistën “Forbes” se:

Kanë kaluar më shumë se 30 vjet kur ekspertët parashikuan se shumë shpejt, punonjësit do të punojnë nga shtëpia ose nga ndonjë vend tjetër si plazhe, bare.

Universiteti i Stanford-it ka arritur në përfundimin se të punuarit nga shtëpia nuk ka efekte negative, përkundrazi sjell efekte pozitive në rendiment. Profesorët e universitetit studiuan 2013 punonjës të një kompanie kineze. Një grup prej tyre u lejua të punonte në shtëpi për 9 muaj, të tjerët shkonin në punë çdo ditë. Më pas studiuesit arritën në përfundimin se punonjësit që punonin nga shtëpia ishin jo vetëm 13% më produktivë, por edhe më të lumtur.

Ryan pyet: “Pse një kompani të mos i lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia? Arsyeja është se menaxherët i tremben kësaj gjëje. Edhe pse financiarisht do të ishte më e leverdisshme që punonjësit të lejohen të punojnë nga shtëpia, drejtuesit i tremben ndryshimit.

Punonjësit kanë nevojë për besim. Nëse drejtuesit janë të shqetësuar se punonjësit janë duke abuzuar me orët e tyre të punës, ata në mënyrë të pandërgjegjshme do ta tregojnë këtë me fjalë dhe veprime. Nëse përpiqeni të ushtroni shumë kontroll mbi punonjësit, ata nuk do të jenë më vetvetja dhe nuk do ta përballojnë dot këtë situatë. Problemi te drejtuesit që nuk lejojnë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia qëndron te mungesa e besimit te vetja. Ata ua mohojnë punonjësve mundësinë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të besueshme. Në nënvetëdijen e tyre, ata vuajnë aftësinë për të udhëhequr. Ka ardhur koha që kompanitë të mos kenë më frikë që t’i lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia. Gjithnjë e më shumë kompani janë duke u dhënë punonjësve të tyre lirinë për të punuar ku të duan. Besimi i tyre do të shpërblehet, pasi punonjësit do të jenë më të qetë dhe më kreativë në punë.

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët të “American Heart Association” thuhet se disa profesione rrezikojnë mirëqenien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.