Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Dojna na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur.
Tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlushi për herë të parë dhe këtë lajm e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram ditën e djeshme, ku ka postuar një copëz nga momenti pas lindjes me djalin e saj të posalindur në krahë. Dojna ka treguar emrin e vogëlushit, Nolan Sata dhe se ka ardhur në jetë në 20.08.2022. Por ditën e sotme Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në Instastory moderatorja ka treguar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.
Kujtojmë se pak ditë më parë Dojna ka realizuar një fotosesion artistik që na i ka bërë ‘sytë zemra’ në ditët e fundit të shtatzënisë.
Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në episodin e fundit të ‘Më lër të flas’.