Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Jo vetëm kremi SPF, për t’u mbrojtur nga dielli kushtojini vëmendje të veçantë edhe asaj që konsumoni…

Gjatë muajve të verës, ekspozimi ynë në diell është i lartë dhe veçanërisht gjatë pushimeve tona. Kjo rezulton që trupi ynë të jetë i ekspozuar ndaj rrezatimit diellor për shumë orë. Ky ekspozim i tepërt në diell mund të shkaktojë probleme për lëkurën tonë pasi rrit stresin oksidativ. Megjithatë, shkencëtarët raportojnë se sipas studimeve ka ushqime të pasura me antioksidantë që mund të na mbrojnë nga rrezatimi diellor.

Sipas Organizatës Qendrore të Tregjeve dhe Peshkimit, ushqimi kryesor për të na mbrojtur nga dielli është domatja dhe salca e domates. Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopen, e cila ka një efekt të fortë antioksidues. Likopeni gjendet edhe në fruta të tjera të kuqërremta, si shalqiri dhe grejpfruti.

E rëndësishme është edhe konsumimi i frutave dhe perimeve të verdha dhe portokalli, si karrotat, kajsitë, patatja e ëmbël, misri. Të gjitha këto fruta dhe perime janë të pasura me karotenoide. Këta përbërës duket se shfaqin një efekt “fotoprotektiv” dhe veprojnë në thelb në rastet e çrregullimeve të gjendjes fiziologjike të lëkurës.

Teksa ditët e nxehta të verës do të na shoqërojnë gjatë, një nga enigmat e fundit e bukurisë qëndron në faktin se si ta mbajmë lëkurën të mbrojtur nga rrezet e diellit ultraviolet, por pa prishur grimin. Dhe ka një mënyrë të duhur për këtë. Përpara se të hiqni grimin, dijeni se nuk keni nevojë që ta bëni këtë për të mbrojtur lëkurën tuaj.

Sipas Erica Marie Gatt, estetiste në Los Angeles, shumë njerëz e shmangin kremin kundër diellit për fytyrën nga frika se mos prishin grimin. Por, kjo mund të çojë në djegie nga dielli dhe rritje të rrezikut për kancer të lëkurës apo hiperpegmentim, ndaj nëse doni disa këshilla sipas ekspertes, i gjeni në këtë link…