Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm bashkëpunimi, por Melinda dhe Rina duket janë bërë mikesha të ngushta!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Por, aq më shumë jo vetëm Melinda por të gjithë artistët pëlqehen kur bëhen së bashku pasi bashkojnë grupe të ndryshme ndjekësish. E sidomos bashkëpunime që lindin mes vajzave që kohë më parë nuk kanë pas raporte aspak të mira. Bëhet fjalë për Rinën, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë, por duket se çdo gjë ka ngelur në të shkuarën.

E jo vetëm që i kanë lënë pas, por dy bukuroshet pak ditë më parë kanë publikuar bashkëpunimin e parë mes tyre ‘Tornado’, i cili numëron afro 3 milion klikime në platformën YouTube. E duket se nga ky duet, Rina dhe Melinda kanë ruajtur një miqësi shumë të mirë dhe nuk i kursejnë postimet me njëra- tjetrën, ashtu si kanë bërë dhe pak më parë ku kanë ndarë një foto me njëra- tjetrën nga xhirimet e videoklipit dhe krahas e kanë shoqëruar me disa figura shumë ‘të ëmbla’ që na tregojnë sa mirë shkojnë artistet.

E përpos karrierës edhe jeta private e Melindës ka një kuriozitet të madh për publikun. E së fundmi, ashtu siç di vetëm ajo të provokojë, ka ndarë me ndjekësit një video ku teksa tregon veten e saj, duket një dorë djali që e përkëdhel në pjesën e dekoltesë. Mos ndoshta Melinda na e pranoi se është në një lidhje?