Lifestyle

Jo paraja, por…/Zbuloni faktorin kryesor që ndikon në lumturinë tonë!

Sipas një studimi të fundit mbi faktorët që ndikojnë në lumturinë personale, rezulton se kryeson statusi social. Nëse jemi të respektuar dhe admiruar nga shtresa shoqërore që na rrethon, kjo sjell lumturi. Por në rastet kur dikush tjetër ka një status social më të lartë, ky është faktor kyç në reduktimin e gëzimit brenda vetes. Në bazë të eksperimenteve të realizuara në këtë fushë tek qindra studentë në SHBA, ka rezultuar se sa më lart ishin ata në hierarkinë shoqërore, aq më të lumtur ishin.

Në të gjitha eksperimentet dhe analizat e realizuara mbi psikologjinë dhe sjelljen njerëzore, paraja nuk ka rezultuar të jetë faktor që ndikon në mënyrë primare, por gjeneza familjare, intelektuale, kulturore të cilat japin më shumë vetëbesim. E po ashtu, janë elementë që ngjallin më së shumti zili e trishtim.

Pra mirëqenia jonë personale varet edhe nga ajo çfarë shoqëria mendon për ne dhe kjo shpjegon në njëfarë mënyre motivin përse vazhdojnë të ekzistojnë hierarkitë sociale. Barazia brenda një grupi, qoftë klase shoqërore apo shteti është dhe mbetet një utopi.

Disa njerëz thjesht kanë më shumë fat dhe duken të lumtur. Cili është sekreti i tyre? A lindin thjesht njerëzit të tillë apo fjala është për krijimin e lumturisë? Studimin më komplet të kësaj çështjeje e ka bërë psikologu i njohur, Richar Veisman. Në bestsellerin e tij “Faktori i lumturisë”, autori shpjegon përse disa njerëz janë të lumtur, ndërsa të tjerët jo.

Pas disa vite eksperimentesh të cilat janë bërë me pjesëmarrjen e më shumë se 400 vullnetarëve, Veisman ka ardhur deri në konkluzionin e papritur; sipas mendimit të tij, ne jemi krijues të lumturisë vetjake. Nëse dëshirojmë, mundemi të bëhemi dukshëm më të lumtur.Rezultatet e hulumtimit të tij kanë treguar që lumturia nuk është ndonjë lloj superfuqie magjike. Ai konstatimi që disa njerëz janë të lindur nën ‘yllin e lumturisë’ bie poshtë. Hulumtimet e tij tregojnë që njerëzit e lumtur krijojnë lumturinë e tyre, duke u udhëhequr me këto parime…