Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz do të kenë jo një, por dy ceremoni martesore këtë fundjavë, është raportuar. “Dasma e dyfishtë” do të zhvillohet brenda tre ditëve dhe do të shënojë besimet e veçanta të prindërve të Nicola.
Njëra do të jetë një ceremoni hebreje për babanë e saj, biznesmenin miliarder, Nelson Peltz. Ndërsa tjetra do të jetë katolike për nënën e Nicola, Claudia, një ish-modele amerikane e modës. Brooklyn tashmë ka konfirmuar se do të mbajë një aksesor karakteristik në kokë për ceremoninë hebraike. Të dashuruarit gjithashtu do të shkëmbejnë betimet nën një ‘chuppah’, siç është tradicionale në dasmat hebraike.
Një ‘chuppah’ është një tendë e mbështetur mbi katër shtylla, e cila ndonjëherë mbahet me dorë nga mysafirët dhe zbukurohet me kurora lulesh. Detaje të tjera që do të dalin përpara dasmës së yjeve të përfshijnë Brooklyn duke marrë mbiemrin e gruas së tij si pjesë të tij. 23-vjeçari ka vendosur të tregojë përkushtimin e plotë ndaj saj duke i shtuar emrave të mesëm ‘Peltz’. Një burim i tha The Sun:
Brooklyn është kokë e këmbë i dashuruar me Nicola dhe kjo është një shenjë e madhe e përkushtimit të tij ndaj saj dhe dashurisë së tij për të.
Dyshja po përgatiten të martohen në një martesë luksoze të mbushur me yje në shtëpinë e prindërve të saj prej 76 milionë paundësh këtë fundjavë.