Celebrities Gossip Showbiz

Jo një por disa, ndjekësit ‘e çmendur’ të Rinës që e kanë gdhendur artisten në trup!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para një muaji bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur jo vetëm të bëhet pjesë e ‘The Top List’, por dhe në kaq pak kohë të numërojë afro 4 milion klikime në platformën YouTube.

E me gjithë këto suksese të arritura prej saj padyshim që dhe ndjekësit janë të shumtë. Disa prej tyre madje janë aq të ‘çmendur’ sa e kanë gdhendur në trup portretin e artistes dhe këtë e ka treguar vetë ajo me krenarinë më të madhe me anë të një postimi në Instagram.

Ka njerëz që më kanë bërë tatuazh fytyrën në trupin e tyre… Nuk po kërkoj për asgjë më pak!!!

Por, duket se nuk ka asgjë që e ndal artisten e cila ditën e djeshme me anë të një postimi në Instastory na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor ku po bashkëpunon me producentin Mixey.