Së fundmi, këngëtarja e njohur Kelly Clarkson ka finalizuar ndryshimin e emrit të saj dhe tani do të njihet ligjërisht si Kelly Brianne. Në dokumentet e gjykatës thuhej se:
Pa asnjë kundërshtim, peticioni për ndryshimin e emrit pranohet. Dekreti është nënshkruar dhe depozituar. Emri i kërkuesit është ndryshuar nga Kelly Clarkson ne Kelly Brianne.
Clarkson e cila paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj ligjor në shkurt shpjegoi në një intervistë të fundit për “People” se vendimi i saj erdhi nga divorci me Brandon Blackstock.
Sapo u divorcova, kështu që m’u desh të hiqja mbiemrin e ish-bashkëshortit.
Fitueses së Grammy-t iu dha kujdestaria e dy fëmijëve të tyre, vajzës River dhe djalit Remington. Artistja bëri kërkesë për divorc në qershor 2020 pas gati shtatë vitesh martesë. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Los Anxheles, Scott Gordon ka nënshkruar kushtet që ende i japin Brandon një shumë të mirë parash. Këngëtarja mban gjithashtu fermën e çiftit në Montana, por Brandon i është dhënë leja të qëndrojë atje deri më 1 qershor, për sa kohë që ai paguan 12.5 mijë dollarë çdo muaj qira.
Marrëveshja e Brandon thuhet se do ta shohë atë të marrë 115 mijë dollarë çdo muaj si mbështetje bashkëshortore deri në janar të vitit 2024. Ai gjithashtu do të marrë 45.6 mijë dollarë çdo muaj si mbështetje për fëmijët për të siguruar që fëmijët të jetojnë të qetë gjatë qëndrimit të tyre me të. Përveç këtyre pagesave mujore, Brandon do t’i paguhet një shumë prej 1.3 milionë dollarësh si pjesë e shlyerjes. Sjellim në vëmendje se dyshja u deklaruan ligjërisht beqarë në gusht 2021.