Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore. E nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për batutën se “Greta Koçi është 16 vjeç” e kjo pasi këngëtarja ka qenë që prej adoleshencës së saj pjesë e skenës.
Mirëpo ’16-vjeçarja’ e showbiz-it tonë ditën e sotme mbush plot 31 vjeçe dhe në këtë ditë kaq të rëndësishme për të, artistja ka shkruar disa falenderime në rrjetet e saj sociale.
Në këtë ditëlindje dua vetëm të falenderoj Zotin qe jam dhe kam gjithçka që më duhet për të qenë e lumtur. Faleminderit dhe ju që më uroni.
E kohëve të fundit, Greta kishte zgjedhur të qëndronte pak larg tregut muzikor dhe të mos ishte aq aktive sa në fillimet e saj, por duket se bukuroshja e ka nisur këtë vit mbarë, pasi ka publikuar disa projekte muzikore.
Teksa, duket se në daljet e këngëtareve tona nuk dëgjohet vetëm muzika, por vëmendje të madhe tërheq edhe ‘look-u’ i tyre. Si ka ndodhur së fundi me Gretën, së cilës i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës që e komplimenton për veshjen e saj, pasi ‘po shohim shumë këngëtare të zhveshura’ dhe teksa e ka shpërndarë në rrjete sociale, bukuroshja duket se bie dakord me fjalët.