Gjithmonë ka të reja nëse flasim për stilin e motrave Kardashian-Jenner. Së fundmi, ylli televiziv Kim Kardashian është shfaqur me një palë vathë të cilat kishin formën e një karte krediti. Vathët ishin Balenciaga dhe ndjekësit këtë radhë nuk e “përqafuan” stilin e 41-vjeçares. Vathët kushtojnë 425 dollarë.
Kim u shfaq me to teksa mbërriti për pjesëmarrjen në emisionin “Good Morning America” në New York. Shumë përdorues të rrjeteve sociale nisën të talleshin me aksesorët e çuditshëm duke komentuar:
Çfarë dreqin ka vendosur në vesh Kim Kardashian? Kartat e kreditit? A janë të aktivizuara për pagesa pa kontakt?
Dikush tjetër shkroi:
Kim Kardashian mban vathë tmerrësisht të shëmtuar në mënyrë që njerëzit të mos shohin flokët e saj mizorisht të shëmtuar.
Ndërkaq, së fundmi themeluesja e “Skims” thuhet se ka shpenzuar 70 milionë dollarë për një pronë me katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja, një pronë që dikur i përkiste Cindy Crawford dhe bashkëshortit të saj, Rande Gerber. Është marrëveshja më e madhe e vitit dhe shënon shitjen e katërt më të lartë në të gjithë shtetin e Kalifornisë për vitin 2022.
Sjellim në vëmendje se Kim gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” bëri shaka duke thënë se duhet të takojë një mjek apo avokat teksa foli për planet e saj të ardhshme. 41-vjeçarja, u nda nga komediani Pete Davidson, muajin e kaluar pas 9 muajsh së bashku. Kim ndërkaq u shpreh se është e lumtur beqare dhe nuk po kërkon për një dashuri të re. Hillary Clinton nga ana tjetër ka folur me respekt për miliarderen, e cila ka punuar gjatë kësaj kohe për t’u bërë avokate në mënyrë që të luftojë për reformën në burg.