Aktorja australiane Margot Robbie u kthye në një yll global pasi mori një rol në filmin hit të vitit 2013 “The Wolf of Wall Street”. Në film, Robbie luajti si Naomi Lapaglia, ish-gruaja e dytë e Jordan Belfort, personazhi i Leonardo DiCaprios. Por, pas kësaj fame që mori Margot u shpreh se:
Diçka po ndodhte në ato faza të hershme dhe gjithçka ishte shumë e tmerrshme. Më kujtohet që i thashë mamasë sime: ‘Nuk mendoj se dua ta bëj këtë.’ Ajo vetëm më pa dhe tha: ‘E dashur, mendoj se është tepër vonë për të mos e bërë’. Ky ishte momenti kur kuptova se kjo ishte e vetmja rrugë. Unë e di se si të kaloj nëpër aeroporte dhe tani e di se kush po përpiqet të më sulmojë dhe në çfarë mënyrash.
Rikujtojmë se së fundmi “Maxim Australia” ka publikuar listën e përvitshme ‘Hot 100’ për vitin 2022, në të cilën përfshihen gratë më të suksesshme dhe të bukura në industrinë e argëtimit, në sport dhe në kulturën pop. Teksa këtë vit në të ndodhen shumë emra të parashikueshëm, disa prej tyre janë befasues. Në krye të listës është aktorja Margot Robbie, e cila po vazhdon suksesin e saj në Hollywood dhe “Babylon” është filmi i saj më i ri.
Kjo është hera e tretë që 32-vjeçarja ndodhet në krye të ‘Hot 100’ së bashku me disa prej emrave më të famshëm në showbiz. Bukuroshja së fundmi në ‘The Tonight Show with Jimmy Fallon’, foli për xhirimet e filmit të saj, ‘Barbie’. Ajo tregoi disa anekdota se si ka qenë të luash këtë personazh dhe gjithashtu ta bësh këtë dorë për dore me një aktor tjetër të madh, si Ryan Gosling. Ishte një intervistë shumë qesharake ku mësuam gjithashtu se cili ka qenë për Robbie momenti më i sikletshëm dhe poshtërues i karrierës së saj në xhirime.