Celebrities Gossip Showbiz

Jo Gavay bën thirrje për t’i kushtuar vëmendje shëndetit mendor të artistëve, kjo pas vdekjes së Liam Payne!

Jo Gavay ka bërë thirrje për më shumë mbrojtje dhe kujdes ndaj yjeve të industrisë së muzikës pas tragjedisë së ish-anëtarit të One Direction, Liam Payne, i cili humbi jetën muajin e kaluar pas një rënie nga kati i tretë i një hoteli në Argjentinë.

Në një intervistë të fundit, prezantuesja e Radio 2 e shprehu shqetësimin e saj për presionin dhe trajtimin e ashpër që artistët përballen në industrinë muzikore, duke theksuar se gjithçka mund të kishte qenë ndryshe për Liamin dhe të tjerë në pozita të ngjashme. Ajo shpjegoi se ishte e ndjeshme ndaj humbjes së tij, duke e cilësuar atë si një individ që ka përjetuar shumë zhgënjime dhe ka pasur nevojë për mbështetje më të madhe.

Ndihem sikur të gjithë e ndjemë se ai ishte zhgënjyer. Ne e dimë se kemi qenë pjesë e një ambienti që nuk ka qenë gjithmonë i shëndetshëm për të… Ne duhet të kishim treguar më shumë kujdes për shëndetin e tij mendor dhe për artistët në përgjithësi.

Liam Payne, i cili u bë i njohur në moshën 14 vjeçare kur mori pjesë në audicionin për X Factor, u bashkua me One Direction dy vjet më vonë, duke u bërë një nga grupet më të njohura botërore. Megjithatë, Jo Gavay e cilësoi shfaqjen X Factor si një mjedis të dëmshëm për shëndetin mendor të pjesëmarrësve, duke thënë se “presioni është shumë i madh” dhe se shpesh ata janë të ekspozuar ndaj trajtimit të ashpër.

Gavay po ashtu theksoi se ka ardhur koha për t’i dhënë fund kulturës së ‘shfaqjeve mizore’ si X Factor, dhe për të mbrojtur të rinjtë që janë pjesë e industrisë muzikore. Sipas saj, ata që janë nën 18 vjeç nuk duhet të kenë mundësinë ligjore për t’u angazhuar në këtë industri.

Deklaratat e Gavay vijnë pas humbjes tragjike të Liamit dhe pasojave që kjo ka pasur në industrinë e muzikës, duke shtuar një reflektim të rëndësishëm mbi përgjegjësitë e industrisë për mirëqenien e artistëve të saj.