Taylor Swift është paditur për më shumë se një milion euro për një broshurë që ajo publikoi si shoqëruese të albumit të saj të vitit 2019, “Lover”, nga një grua që pretendon se ylli kopjoi versionin e saj. Teresa La Dart, një autore, ngriti një padi kundër 32-vjeçares për shkelje të të drejtave të autorit, sipas dokumenteve të siguruara nga mediat së fundmi.
Raportohet se La Dart, e cila botoi një libër në vitin 2010 me poezi, anekdota dhe foto të titulluar gjithashtu “Lover”, mendon se Swift kopjoi dizajnin për punën e saj nëntë vjet më vonë. Në dokumente, La Dart akuzon se Taylor dhe ekipi i saj lexuan librin e saj “Lover” dhe vendosën të përsërisin konceptin dhe të fusin emrin e Swift mbi të.
Autorja thotë se të dyja veprat jo vetëm kanë të njëjtin titull, por secila janë një “kujtim i viteve të kaluara të përkujtuara në një kombinim të komponentëve të shkruar dhe piktoresk”. Përveç kësaj, La Dart mendon se skema e ngjyrave dhe stili i imazheve të përdorura janë shumë të ngjashme për të qenë të rastësishme. Ajo kërkon më shumë se një milion euro dëmshpërblim, teksa ekipi ligjor i Swift nuk i është përgjigjur ende akuzave.
Rikujtojmë se, një kurs shkrimi i këngëve, i bazuar në punën e Taylor Swift, do të ofrohet në Universitetin e Teksasit në Austin, me albume të tilla si, “Red” dhe “Evermore” në planprogram. 32-vjeçarja ka shkruar mbi 50 këngë që nga fëmijëria e saj dhe tani libri i këngëve të saj do të lexohet së bashku me klasikët si Geoffrey Chaucer, William Shakespeare dhe Samuel Taylor Coleridge në universitet dhe do të përpiqet të prezantojë leximin kritik letrar dhe metodat e kërkimit të aftësive bazë për punë në letërsinë angleze dhe disiplina të tjera të shkencave humane te studentët.