Pavel Durov, themeluesi i Telegram, është arrestuar të shtunën në aeroportin e Le Bourget në periferi të Parisit më 24 gusht. Prokuroria franceze njoftoi më 26 gusht për 12 akuzat që lidhen me Durovin, sipas raportimeve të Tgcom.
1. Akuza e parë është për bashkëpunim në krijimin e një platforme online që lehtëson transaksionet e paligjshme brenda një grupi të organizuar. Akuzat e tjera përfshijnë:
2. Refuzimin për të ofruar informacion ose dokumente të kërkuara nga autoritetet kompetente për kryerjen e përgjimeve të ligjshme.
3. Bashkëpunim në posedimin e imazheve pornografike të të miturve.
4. Bashkëpunim në shpërndarjen ose ofrimin e imazheve pornografike të të miturve brenda një grupi të organizuar.
5. Bashkëpunim në blerjen, transportimin, posedimin, ofertën ose shitjen e lëndëve narkotike.
6. Bashkëpunim në ofertën, shitjen ose vënien në dispozicion të pajisjeve, mjeteve, programeve ose të dhënave që janë të projektuar për të aksesuar dhe dëmtuar funksionimin e një sistemi automatik të përpunimit të të dhënave.
7. Bashkëpunim në mashtrim të organizuar.
8. Komplot për të kryer një krim ose vepër të dënueshme me 5 ose më shumë vjet burg.
9. Pastrimi i të ardhurave nga krimet dhe grupet e organizuara.
10. Ofrimi i shërbimeve të enkriptimit për të siguruar konfidencialitetin pa deklarim të certifikuar.
11. Sigurimi i mjeteve të kriptimit që nuk garantojnë ekskluzivisht vërtetimin ose monitorimin e integritetit pa deklarim paraprak.
12. Importimi i një mjeti kriptografik që ofron vërtetim ose kontroll të integritetit pa deklarim paraprak.
Aplikacioni i mesazheve i koduar, Telegram, ka shkaktuar shumë diskutime për shkak të lirisë që u ofron përdoruesve të tij. Pavel Durov, me origjinë ruse, është përballur me këto akuza në lidhje me shkeljet e mundshme që kanë ndodhur në kuadër të platformës së tij.