Aktori me origjinë shqiptare, Xhim Belushi do të divorcohet nga bashkëshortja e tij, pas afro 20 vitesh martesë.
Kërkesa për divorc është paraqitur nga bashkëshortja e aktorit, Jennifer Sloan, në datën pesë mars.
Kjo datë përkon me një tjetër ngjarje në jetën e aktorit shqiptar, pasi në pesë mars është përvjetori i vdekjes së John Belushi, babait të aktorit i cili ndërroi jetë 36 vjet më parë.
Bashkëshortja e Xhim Belushit në kërkesën për divorc kishte cilësuar se ishte vendim i pakthyeshëm, por gjithashtu Sloan kërkon mbështetje nga bashkëshorti për kujeëstarinë e dy fëmijëve të tyre. Jamison, 18 vjeç dhe Jared, 16 vjeç.
Ky është divorci i tretë për aktorin shqiptar.